“U ndjeva pak xheloz, doja të luaja edhe unë në Air Albania”! Altin Lala beson: Shqipëria ka shumë shanse të shkojë në Europian

Altin Lala ka vlerësuar së tepërmi stadiumin “Air Albania” dhe ka shprehur “xhelozinë” për shkak se në kohën e tij nuk ishin këto kushte. Në një intervistë për “Supersport”, legjenda e Kombëtares ka prekur edhe temën e kualifikueseve të Europianit. Lala beson se Shqipëria ka shansin ideal për të mbërritur në Gjermani.

“Stadiumet janë me të vërtetë fantastike. Gjëja që më ka mbetur fiksim, në ndeshjen e parë që u inaugurua Air Albania, u ndjeva xheloz edhe pse nuk e kam atë tip, doja të luaja dhe unë në një stadium si ai. Fushat po ndërtohen dita-ditës që lojtarët të përmirësohen, stadiumet janë shumë të mira dhe falë projekteve të reja, uroj që infrastruktura të ecë me këtë ritëm.

Mendoj që kemi jashtëzakonisht shanse të mëdha për të shkuar në Europian, grupi është i tillë. Nuk ka ndeshje të lehta. Si Polonia dhe Çekia janë kundërshtar të vështirë, por mund të marrim pikë në të dyja ndeshjet që vijnë. Ne duhet të bëjmë detyrat tona dhe në shtator do të kemi orientimin. Na kanë mbetur dhe 5 ndeshje dhe shpresojmë që të jemi të dytët”, tha Lala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *