ÇMENDURI! Ka të njëjtën popullsi sa Ura Vajgurore, ekipi i Ishujve Faroe kualifikohet prapë në Champions League dhe siguron grupet e Europës

Futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe për këtë arsye është sporti më i ndjekur në botë. Të papriturat janë ato që e bëjnë edhe më të bukur pasi surpriza është e vazhdueshme. Një e tillë erdhi në kualifikueset Champions League, në kufijtë e së pabesueshme.

Klaksvik është një ekip nga Ishujt Faroe që përfaqëson një qytet me 5000 banorë, thuajse sa Ura Vajgurore në Shqipëri. Por kjo skuadër arriti në turin e tretë në Champions League dhe ka siguruar zyrtarisht grupet e Europës.

Në turin e parë të Champions League, Klaksvik do të eliminonte në mënyrë të papritur Ferencvaros. Ndërkohë në ditën e djeshme, kjo skuadër eliminoi me penallti edhe Hacken të Suedisë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 0-0, teksa dje në transfertë do të mbylleshin 90 minutat me rezultatin 2-2. Dy gola, nga një për çdo ekip do të shënoheshin edhe në shtesë, teksa në ruletën ruse, Klaksvik arriti të kalonte më tej.

Nëse Klaksvik do të eliminohet në turin e tretë të Champions League, do të luajë në Play Off të Europa League. Nëse humbet edhe aty, shkon e sigurt në grupet e Conference League. Megjithatë ka shumë gjasa që kjo ëndërr të vazhdojë më tej.

Kjo pasi Klaksvik do të përballet me Molden në turin e tretë të Champions League dhe duke parë dy rivalët që ka eliminuar më parë, është shumë e mundur që të kalojë edhe Molden. Imagjinoni, një ekip që përfaqëson një qytet me 5000 njerëz mund të shkojë në Play Off të Champions League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online