“U luajtën vetëm dy minuta“, trajneri i Muriqit shpërthen me arbitrin pas eliminimit: Pse nuk dha 15 minuta shtesë?

Majorka ka humbur mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-0, duke u eliminuar kështu në çerekfinale të Kupës së Mbretit nga Rajo Vajekano. Trajneri i skuadrës ku tashmë aktivizohet edhe Vedat Muriqi nuk ka qenë i kënaqur me arbitrat e ndeshjes, pasi sipas tij koha shtesë e dhënë nuk ishte e duhura. Luis Garsia është shprehur se në 15 minutat e fundit janë luajtur vetëm 2 prej tyre, prandaj ai dhe stafi i tij janë ankuar përse arbitri i takimit në fund ka vendosur të akordojë vetëm 7 minuta shtesë.

“Kur ata kaluan në avantazh, ne u hapëm dhe në 15 minutat e fundit mendoj se janë luajtur vetëm 2. Pse arbitri nuk ka guxim të shtojë 15 minuta kohë shtesë? Asgjë nuk ka ndodhur mes pankinave. Por ne i kemi thënë arbitrit se nuk e kuptuam pse ai shtoi vetëm 7 minuta. E kemi matur kohën dhe insistoj, nga 15 të fundit janë luajtur vetëm 2. Nuk po them asgjë kundër Rajos, por arbitri duhet të shtojë gjithçka që ka humbur në goditjet e dënimit, zëvendësimet, etj. Ndonjëherë e bëjnë, ndonjëherë jo”, ka deklaruar Luis Garsia./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online