Debutimi që bëri bujë dhe heshtja, Lala flet për Cepelen: Bëri mirë që la Interin për Hanoverin, i njëjti rast si Armando Broja

Ramen Cepele bëri bujën e madhe te Shqipëria, atje ku u fut në histori si lojtari më i ri që ka debutuar me fanellën e kuqezinjëve. Paraqitja e tij ishte fantastike ndaj Kosovës, teksa arriti që të neutralizonte Vedat Muriqin, që asokohe ishte në super formë. Por pas kalimit që bëri nga Interi te Hanoveri, mbrojtësi nuk vazhdoi me shkëlqimin dhe profilizimin si talenti që po digjte etapat. E gjitha kjo për një arsye, pasi dëmtimet e vogla dhe të shumta në numër po ndikojnë te Cepele. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, menaxheri i mbrojtësit, Altin Lala ka kujtuar rastin e Brojës.

“Cepele? Unë mendoj se ishte zgjidhje e duhur që kaloi te Hanoveri. Te Interi ishte shumë e vështirë që të kalonte te ekipi i parë. Është thuajse e pamundur që lojtarëve të rinj t’u jepet shansi te ekipi i madh. Keni rast e Brojës që ishte te Chelsea dhe nuk luajti me këtë ekip. U detyrua te shkonte në Holandë dhe tani te Southampton, që ka ngritjen e madhe. E njëjta gjë edhe me Cepelen, që fatkeqësisht ka pasur shumë probleme me dëmtimet, nuk ka të bëj me ndryshimin e kampionatit apo të ligës. Shpresoj se do të ketë të ardhme të ndritur”, tha Altin Lala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online