U mendua edhe për trukim, flet arbitri që e mbylli ndeshjen 5 minutë para: E bëra se ma tha…Zoti!

Ndeshja mes Tunizisë dhe Malit e vlefshme për Kupën e Afrikës do të bënte xhiron e mediave, por kjo jo për shkak të lojës apo rezultatit. Arbitri Janny Sikazwe i fryu bilbilit 5 minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt duke përfunduar ekipin në mënyrë të parakoshme. Skuadrat janë rithyer edhe njëherë në fushë për të vazhduar pjesën e mbetur, por gjyqtari nga Zambia do të çudiste përsëri duke dhënë vërshëllimën e trefishtë 13 sekonda përpara kohës së rregullt.

Një veprim i habitshëm ky që ngriti edhe hipotezën e trukimit të ndeshjes. Por tashmë është vetë arbitri ai që sqaron situatën dhe shpjegon për mediat e vendit të tij se çfarë ndodhi në të vërtetë. Sikazwe shprehet se pati probleme të theksuara me dehidratimin nga temperature dhe lagështia e lartë, prandaj nuk ishte më i ndërgjegjshëm për veprmet e tij. Madje ai shton se Zoti e ka shpëtuar duke i thënë të mbyllë ndeshjen, pasi në të kundërt do kishte përfunduar në koma.

“Isha me fat që nuk rashë në koma, do të kishte qenë një histori krejt tjetër. Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohet. Do të kishte kaluar vetëm pak kohë para se  të kisha shkuar në koma dhe ky do të ishte fundi. Mendoj se Zoti më tha që ta mbyll ndeshjen. Ai më shpëtoi.

Në një skenar normal, lejohet t’i thuash gjyqtarit të katërt të vazhdojë ndeshjen në rast se nuk mund të vazhdosh, por nuk mund ta bëja sepse ishte një fazë ku nuk dëgjoja askënd. Madje edhe pajisja e komunikimit u bë shumë e nxehtë dhe madje doja ta hidhja. Ja sa e keqe ishte situata“, ka shpjeguar Janny Sikazwe./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online