Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, dëshiron që Françesko Toti të jetë pjesë e klubit të tij. Në fakt, presidenti po pret përgjigjen e kapitenit të Romës, pasi ofertën e ka bërë tashmë. Nga ana tjetër, vetë Toti ka krijuar disa polemika në lidhje me largimin e tij nga Roma.
Sipas legjendës italiane, prej me shumë se dy vitesh nuk e dëgjonin fjalën e tij në klubin kryeqyetas dhe thjesht e mbanin si figurë, Këto fjalë, kanë ndikuar disi në reputacionin e Totit, por Ferrero nuk është ndikuar aspak.
Sido që të jetë, presidenti i Sampdorias mbetet optimist dhe pret një përgjigje brenda dy javëve të ardhshme. Nuk dihet ende çfarë roli i është afruar Totit te skuadra blu, por gjithçka pritet të jetë më e qartë në ditët e ardhshme.