Largimi i parë i merkatos së dimrit te Partizani ishte mbrojtësi Renat Gojkoviç. Klubi i kuq dhe mbrojtësi boshnjak ndërprenë kontratën me konsensus kontratën pas një bashkëpunimi që zgjati pothuajse një vit.
Me ardhjen e Skënder Gegës te Partizani, 23-vjeçari humbi vendin e formacionit dhe aktivizimet për të qenë të pakta, konkretisht vetëm katër takime gjatë këtij sezoni.
Ditën e sotme, boshnjaku është prezantuar tek ekipi i tij i ri, Zrinjski Mostar, skuadra kampione në fuqi e kampionatit të Bosnjës. Klubi i Mostarit njofton se Gojkoviç ka nënshkruar një kontratë që do të mbajë të lidhur për një vit e gjysmë.