LISTA | Arbitra dhe asistentë shqiptarë pajisen me stemën e FIFA-s

Katër arbitra kryesorë kanë marrë sot stemën e FIFA-s, në mes tyre dhe një gjyqtare femër që pajiset për herë të parë me një stemë të tillë. Enea Jorgji rikonfirmohet si arbitër i FIFA-s dhe me të njejtën stemë, janë pajisur edhe Eldorjan Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta.

Përveç gjyqtarëve kryesorë, janë dhe plot 8 asistentë që janë pajisur me këtë stemë, ku katër prej tyre janë pajisur për herë të parë. Kreshnik Hakrama ka marrë stemën e FIFA-s për ndeshjet e Futsalës.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci, ka folur pas pajisjes së gjyqtarëve me stemat përkatëse, ku është shprehur: “Ky ishte seminari i radhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike, rifreskohen njohuritë e tyre për rregullat e lojës në mënyrë që të jenë të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit.

Në javën e ardhshme do të fillojmë një tjetër seminar trajnues dhe do të kryejmë testime me arbitrat e kategorive inferiore, ku brenda muajit janar e gjitha klasa arbitrale do të testohet për të qenë gati për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.

Testimet fizike dhe ato teorike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet ti përgjigjen 20 pyetjeve dhe standarti për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta. Testet fizike mund të quhen rutinë sepse arbitrat i kryejnë katër herë në vit, por siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

Stemat – “U rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinj dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s.

Lista

Arbitrat:
1.Enea Jorgji
2.Eldorjan Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta(për herë të parë)
Asistentët:
1.Denis Rexha
2.Rejdi Avdo
3.Ridiger Cokaj
4.Ilir Tartari
5.Nertil Bregasi(hera e parë)
6.Dojando Myftari(hera e parë)
7.Fatjona Borova (hera e parë)
8.Erinda Kume (hera e parë)
Futsal:
Kreshnik Hakrama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online