Ballkani ka barazuar 0-0 ndaj Astanës në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Konferencës. Ilir Daja ka folur për mediat pas përdundimit të takimit, ku ka dhënë përshtypjet e tij për atë çfarë prodhoi fusha e lojës. Trajneri i kampionëve të Kosovës ka mbetur i kënaqur me pikën e marrë, por nga ana tjetër shton se ekipi i tij meritonte fitoren.
“Për atë që prodhuam në lojë, merituam më shumë. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe kishim posedimin e topit, kishim raste të mira dhe po t’i kishim shfrytëzuar do ta kishim fituar ndeshjen. Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne do të vazhdojmë të luajmë shanset në grup. Nuk e kishim objektiv ta kalojmë grupin, por natyrshëm do të japim kontributin tonë për ta përfaqësuar sa më mirë futbollin kosovar“, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/