“Është e disata herë që futet kaq mirë”, Inzagi i thur elozhe Asllanit: E doja titullar në Champions League

Kristjan Asllani bëri një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur me Interin. Mesfushori shqiptar hyri në fushën e lojës në pjesën e dytë kundër Salcburgut në Ligën e Kampionëve dhe menjëherë ndryshoi lojën për zikaltrit. Madje, Asllani flirtoi edhe me golin, pasi goditja e tij nga jashtë zone kërcënoi jo pak portën e ekipit austriak. Edhe Inzagi i ka thuru elozhe talentit shqiptar. Në intervistén e dhënë pas ndeshjes trajneri i Interit ka thënë se Asllani ka luajtur aq mirë së fundmi, sa që dëshiron ta aktivizojë si titullar.

“Asllani ia doli shumë mirë. Për të disatën herë, ai ka hyrë dhe ka bërë shumë mirë…aq mirë sa që sot (dje) doja ta nisja (titullar). Asllani po përmirësohet lojë pas loje. Sot (dje) është hera e disatë që ka hyrë kaq mirë… dhe nuk është e lehtë të futesh në këto ndeshje”, ka thënë Simone Inzagi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online