U lajmërua për mbyllje sezoni para kohe, Kumbulla i habit të gjithë dhe rikthehet nën urdhërat e trajnerit

Ai dëmtim në menisk gjatë grumbullimin me Kombëtaren u duk se do i kushtonte shumë Marash Kumbullës. Në Itali lajmëruar për një mbyllje sezoni të parakohshme, teksa koha e rekuperimit kërkonte një periudhë 3 mujore.

Por mbrojtësi shqiptar i ka habitur të gjithë duke kaluar dëmtimin në kohë rekord. Vetëm një muaj larg fushe dhe talenti kuqezi rikthehet përsëri nën urdhërat e trajnerit Fonseka. Marash Kumbulla ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme me grupin te Roma dhe është gati për të luajtur ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, gjysmëfinalen në Europa League kundër Manchester United./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *