“Do kemi gara fatastike edhe pa to”, Ceferin i jep mesazh klubeve “kokëforta”: Zgjidhni, Champions apo Superligë?

Tifozët dhe UEFA fituan betejën e tyre me Superligën Europiane, por pavarëisht kësaj ka ende 4 klube që nuk kanë hequr ende dorë nga ky kompeticion. Juventusi, Milani, Reali i Madridit dhe Barcelona vazhdojnë ende të besojnë për një revolucion në mënyrën se si kompeticionet e futbollit janë organizuar.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i UEFA-s zgjedh ti japë një mesazh të qartë këtyre skuadrave, të cilat i vendos mes dy rrugëve. Champions League ose Superligë, kjo është dilema për të cilën 4 klubet “kokëforta” duhet të zgjidhin.

“Kushdo që vazhdon të përfshihet në Superligë nuk do të jetë në gjendje të luajë në garat e UEFA-s në të ardhmen. Garat tona do të jenë fantastike edhe pa këto katër skuadra. Tani ne mund të themi se nëse dikush dëshiron të jetë egoist, ai mund të provojë përsëri Super League. Por ata tashmë kanë provuar një herë dhe dështuan!”, ka deklaruar Aleksander Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online