Situata te Shalke ka prekur fundin, drejtori sportiv i jep leje Mustafit me shokë: Kush nuk do të mos luajë

Shalke 04 ka firmosur rënien nga Bundesliga. E katërta herë në historinë e klubit dhe e para në 30 vitet e fundit. Një ngjarje e tillë nuk është pritur aspak mirë në radhët e tifozëve, të cilët e kanë përshkallëzuar edhe më rëndë situatën. Pas ndeshjes së fundit, rreth 500 ultras kanë ndjekur dhe dhunuar lojtarët si fizikisht, ashtu edhe verbalisht, aq sa është nevojitur ndërhyrja e forcave të rendit.

Nisur nga kjo ngjarje, klubi ka marrë një vendim për futbollistët e tij. Shkodran Mustafi me shokët e tij të ekipit mund të zgjedhin nëse dëshirojnë të zbresin në fushë në 4 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Këtë e konfirmon vetë drejtori sportiv, Knabel, i cili për “Bild“ është shprehur: “Nëse dikush nuk dëshiron të luajë 4 ndeshjet e mbetura për Shalken, unë mund ta pranoj“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online