U eliminua nga Champions League, trajneri i ekipit shqiptar që po lufton me Ilir Dajën kërkon Kilian Mbapen: E di ku duhet të vish tani…

Ismet Munishi është trajneri karizmatik në Kosovë që prodhon gjithmonë lajm me stilin ndryshe. Aktualisht duke kryesuar Gjilanin, lufta po vazhdon me Ballkanin e Ilir Dajës për vendin e parë. Nëse Gjilani do të fitojë kundër Dritës në ndeshjen e nesërme, atëherë Munishi do të parakalonte Dajën për të marrë kreun.

Menjëherë pasi PSG është eliminuar nga Champions League, nuk ka munguar edhe batuta nga ana e trajnerit të Gjilanit në “Facebook”. “Besoj edhe Mbape e ka kuptuar se ku duhet të transferohet. Besoj se edhe ju e keni kuptuar se kush është klubi numër një”, shkruan Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online