A ishte gol i parregullt? Capello e sheh ndryshe: Ky faull jepet vetëm në Itali! Nuk e di si do eci Donaruma në Paris tani, kur tallesh me rivalin je i v.dekur

A ishte faull goli i parë i shënuar nga Benzema kundër PSG? Kjo është pyetja që të gjithë shtrojnë dhe që ka irrituar së tepërmi francezët. Por për Fabio Capellon, ky faull jepet vetëm në Itali dhe jo në Europë. Për më tepër, fajin e sheh të gjithin te Donaruma që zgjodhi ta tepronte me mbajtjen e topit.

“Sa herë që nis ta marrësh lehtë një ndeshje dhe përpiqesh të tallesh me rivalin, atëherë kundërshtarët japin më shumë nga vetja e tyre dhe gati je gjysmë i v.dekur. Është e vështirë për një trajner. Kur ekipet e mia nisnin që të relaksoheshin në fushë, unë zemërohesha shumë. Nuk e di sesi do eci në Paris tani Donaruma, eliminimi erdhi për shkakun e tij. Faull nga Benzema? Jepet vetëm në Itali, jo në Europë”, tha Capello. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online