Tronditëse/ Njëri prej stafit të Real Madrid filmoi me video gjithë ngjarjen, detajet e çmendurisë së presidentit të PSG shkuan deri në kër.cënime: Fshije tani!

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar së fundmi nga mediat spanjolle pas ndeshjes së Real Madrid ndaj PSG. Presidenti i PSG, Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Leonardo, kanë shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes për t’u konfrontuar fizikisht me arbitrin. I gjithë irritimi ishte për golin e parë të Benzema, që sipas ekipit francez ishte tërësisht i parregullt. Al Khelaifi dhe Leonardo kanë shkuar mes britmave në dhomën e zhveshjes për t’u ankuar te gjyqtarët.

Këta të fundit në raportin e UEFA-s kanë shkruar: “Presidenti dhe drejtori i PSG ishin agresiv dhe u përpoqën të hynin në dhomën e zhveshjes ku ishim ne. U kërkuam të largoheshin, por bllokuan derën”. Për më tepër, një prej stafit të Realit të Madridit filmoi me telefon gjithë ngjarjen. Leonardo i ka kërkuar mes britmash për ta fshirë videon, ndërsa në fund ishte vetë Al Khelaifi që e ka kër.cënuar. Megjithatë ky lloj shantazhi nuk bëri asnjë punë pasi stafi i Realit të Madridi e dërgoi videon në UEFA. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online