U cilësua si krenari e prodhimit të shkollës shqiptare të futbollit, Ernest Gjoka shpallet trajneri i vitit

Ernest Gjokën e kemi cilësuar me të drejtë si krenari të prodhimit të shkollës shqiptare të futbollit, e për të qenë më të saktë të trajnerëve. Në vendin tonë nuk kemi shumë trajnerë që provojnë aventura jashtë Shqipërisë zyrtare dhe rezultojnë të suksesshëm për të fituar trofe ndryshe nga historia e lojtarëve.

Por Ernest Gjoka ia doli për të ngritur në piedestal Shkëndijën e Tetovës që e mbylli kampionatin në Maqedoninë e Veriut përpara kohe. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që presidenti i FSHF, Armand Duka, shkoi për të festuar së bashku me kuqezinjtë e Tetovës dhe njëkohësisht për t’i dhënë më tepër vëmendje këtij suksesi.

“Ishte fitore e Gjokës dhe e shkollës shqiptare të futbollit”. Së fundmi një tjetër vlerësim ka mbërritur për Ernestin që është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut. Një sezon kalendarik që mbyllet si “qershia mbi tortë”, por për Gjokën nuk ka kohë për shumë festime pasi do të tentohet edhe historia e madhe në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *