Trajneri i Juventusit përfundon në telashe, Alegri akuzohet për pastrim parash dhe përfshirje në baste

Largimi i Andrea Pirlos si trajneri i Juventusit bëri të mundur që Masimiliano Alegri të rikthehej në pankinën e bardhezinjve. Megjithatë, aventura e re e italianit si trajner i Juventusit nuk ka nisur në mënyrë të qetë. Mediat italiane deklarojë se Alegri është përfshirë në një skandal.

E përditshmja italiane ‘’La Verita’’ deklaron se ditën e djeshme në gjykatën italiane është hapur një hetim që përfshin trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, në dyshim për pastrim parash dhe përfshirjen në baste. Bankat italiane kanë deklaruar se Alegri ka bërë dy transferta në kazino jashtë territorit të Italisë. Gjithashtu emri i Alegrit lidhet dhe me kryemafiozin italian Ndragheta, emri i të cilit është lakuar shumë herë në Shqipëri për lidhjet e tij me politikanët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online