Suad Sahiti erdhi me bujë të madhe te Skënderbeu në verën e 2018-ës, teksa u etiketua si pasuesi i Liridon Latifit, i cili sapo ishte shitur te hungarezët e Akademisë Pushkash. Megjithatë, lojtari i përfaqësueses së Kosovës nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e klubit edhe pse ishte një ndër lojtarët më të paguar në ekip.
Pas një viti në Superiore, ku u aktivizua më së shumti si zëvendësues, Sahiti u largua për në Greqi ku firmosi me Larisën. Pas katër muajsh me ekipin Grek, palët ndërprenë kontratën.
Së fundmi 24-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Septemvri Sofies, klub ky që militon në ligën e parë bullgare. Sulmuesi anësor debutoi me skuadrën e re në takimin e javës së kaluar kundër Vitsha Bistricës, ku u fut si zëvendësues.