VIDEO/ Edhe përralla më e bukur e ka një fund! Hofenheimi shkatërron Bajernin, ka vend edhe për turpërimin e Nojerit

Pas 9 muajsh Bajerni i Mynihut ka ngritur flamurin e bardhë. 4 trofetë e fituar këtë vit e kthyen në një “përbindësh“ për çdo kundërshtar, por si çdo gjë tjetër në këtë botë as suksesi nuk të përndjek përjetë. Edhe përralla më e bukur e ka një fund dhe këtë e kanë kuptuar edhe bavarezët ditën e sotme. Seria e 32 ndeshjeve pa humbje mbyllet në Hofenheim, aty ku kampionët në fuqi të Gjermanisë janë gjunjëzuar për të marrë për herë të parë shijen e hidhur të humbjes.

Hofenheimi ka shkatërruar me shifrat 4-1 Bajernin, duke i surpirzuar të gjithë me këtë rezultat. Fillimisht Bicakcic zhbllokon shifrat në minutën e 16, ndërsa në të 24-tën Dabur do të turpëronte Nojerin me një parabël që përshëndet rrejtën bavareze. Kishim dhuron një perlë nga jashtë zone që e ndal topi në trekëndësh, por nuk mjafton për të ndryshuar fatin e takimit. Në pjesën e dytë është Kramariç ai që me dopietën e tij vendos rezultatin përfundimtar të përballjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/nanaprempeh99/status/1310238037209681920

https://twitter.com/SemihDogans/status/1310239366841806848

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online