Tushi, një numër 10 nga Flamurtari në huazim te Bylisi

Flamurtari nuk ka më ndërmend t’i lëshojë lojtarët e vet të rinj dhe tashmë strategjia është e qartë: kush nuk gjen hapësirë në Vlorë, largohet vetëm në huazim. Në këtë mënyrë, në Vlorë duan të evitojnë gabime si në rastin e Dejvi Bregut, pasi nuk i dihet asnjëherë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Lojtari i fundit që është larguar nga Flamurtari në huazim është Xhuljo Tushi, mesfushor me tipare sulmuese, numri 10 i të rinjve të Flamurtarit. Vetëm 19 vjeç, Tushi nuk ka debutuar ende në Superiore, ku ka qenë disa ndeshje në stol, që prej sezonit 2015/16, ndërsa këtë sezon ka luajtur 4 ndeshje kupe, duke shënuar një gol në fitoren 5-2 në dhjetor kundër Turbinës. Tani vjen kalimi te Bylisi, aty ku ka pasur disa largime këtë fillimviti dhe duket se Flamurtari ka krijuar një linjë direkte me Bylisin edhe për 22-vjeçarin Niko Zisi, autor i 8 golave këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online