Idrizi në humor: Tunkara nuk shkon te Lacio pa fituar titullin në Shqipëri

Administratori Idrizi ka qenë shumë i kënaqur me afrimin e fundit në Vlorë. “Tare i ka thënë Tunkarasë se nëse nuk del kampion, të mos kthehet te Lacio”, – ka komentuar me humor Idrizi. Administratori i Flamurtarit është takuar me Idriz Bathën pas ndeshjes. Mesfushori i Partizanit ka takuar përzemërsisht edhe trajnerin Duro.

Nuk ka pasur pushim për lojtarët e Flamurtarit pas ndeshjes. Fillimisht, ata u janë drejtuar dhomave të zhveshjes, por më pas kanë dalë sërish në fushë për të zhvilluar një seancë të lehtë shkrythëse. Kjo dhe për faktin se sot skuadra do të jetë pushim. Ps ndeshjes me Partizanin lojtarët kanë zhvilluar rreth 30 minuta stërvitje, vrapim dhe ushtrime, gjë që Duro e ka bërë edhe më parë me kuqezinjtë.

– Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e ka ndjekur takimin nën shoqërinë e drejtorit të Partizanit, Olsi Ramës, ndërsa në stadium kanë qenë të pranishëm më shumë se 4 mijë tifozë.

– Pas ndeshjes, në hollin e stadiumit është parë edhe trajneri Sulejman Starova. Ky i fundit është dënuar me 8 javë pezullim dhe e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna qendrore. Sapo ndeshja ka përfunduar, është futur në dhomat e zhveshjes. Starova ka biseduar disa minuta me administratorin e Flamurtarit Sinan Idrizi, por edhe me gjyqtarin Kridens Meta, kur gjyqtarët po largoheshin nga stadiumi. Starova është parë t’i thotë diçka Metës për ndeshjen, por gjithçka ka qenë e qetë.

– 10 gola këtë vit për Danilo Alveshin dhe një sportdashës do t’i bëjë një dhuratë lojtarit. Pas ndeshjes, Alvesh është drejtuar nga tribuna, duke treguar me gishta numrin 9, që do të thotë se i duhen edhe 9 gola.

– Foto të shumta me lojtarin e ardhur nga Lacio, Tunkara, i cili e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna “VIP”.

– “Fol shqip”. Në momentin kur i është kërkuar intervistë, Alveshit i kanë kërkuar të flasë shqip dhe me humor lojtari ka theksuar se nuk di shumë.

– Alesio Hyseni mbetet në Vlorë. U fol për një huazim të tij drejt Kamzës, por lojtari do të qëndrojë te Flamurtari. Fakt ky i pranuar edhe nga trajneri Duro pas ndeshjes.

– Në momentin e golit, tre fëmijë kanë hyrë në fushë. Njëri prej tyre është marrë nga policia, por duke parë moshën e mitur, vetëm 11 vjeç, është lënë të shkojë në shtëpi.

– Duke vuajtur ende pezullimin, zv.trajneri i Flamurtarit, Jeton Beqiri, ka qenë gjatë gjithë kohës aktiv nga tribuna.  

– Tri ndeshje këtë sezon ndaj Partizanit, që Flamurtari i ka fituar me të njëjtin rezultat, 1-0.

– Tomisllav Bushiç gjen autorin e golit. Kroati, i ftuar në një studio ditën e hënë, ka deklaruar se Flamurtari fitonte 1-0 dhe golin e shënonte Alvesh. I saktë në parashikim.

– Moment tensioni pas golit të shënuar nga Danilo Alvesh. Disa fëmijë u futën në fushë, për të festuar, por pati një moment acarimi me lojtarë të Partizanit dhe u desh ndërhyrja e forcave të rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online