Tirana u ndëshkua, Gjici ankohet: Arbitri nuk na dha dy penallti

Presidenti i Kukësit: “Deri tani i kënaqur nga trajneri, synojmë titullin dhe Kupën. Skuadra u ruajt për ndeshjen me Flamurtarin”

Olsi Avdiaj
Për presidentin e Kukësit, Safet Gjicin barazimi me Tiranën është një rezultat pozitiv, megjithatë ka rezerva për gjyqtarin. Numri një i klubit ka folur pas ndeshjes me bardheblutë për skuadrën e tij, duke vënë në dukje se ekipi i tij u rezervua për ndeshjen e fundjavës me Flamurtarin. Në të njëjtën kohë nuk lë jashtë fokusit dhe objektivat, për të cilat është i qartë se i synon të dy trofetë. Pakult? Deri tani për bosin e Kukësit është në rregull, por koha do të tregojë më shumë. Gjithsesi, Kukësi nuk toleron aspak sa i përket gabimeve të gjykimit, me Gjicin që ka pretendime për 2 penallti.
President, barazoni me Tiranën, si e shihni këtë rezultat?
Ishte një penallti që arbitri nuk e dha. Ishin dy por themi një që nuk e dha. Besoj se jemi të favorizuar për ndeshjen e kthimit, por duhet ta vlerësojmë kundërshtarin. Tirana ka ekip të mirë.
Sa i kënaqur jeni me trajnerin e ri?
Deri tani jam i kënaqur, gjithsesi kampionati është i gjatë, ka ndeshje shumë të forta, them se tani nga ana e stafit teknik është mirë, por dhe nga organika. Kishim disa mungesa ndaj na u çakorduan disa reparte.
Si ju duket Kukësi i ri?
Kukësi e ka marrë veten siç e keni parë dhe në ndeshje te tjera. Pësuam gol për një gabim të mbrojtësit të djathtë, por përsëri në fund arritëm që të barazonim.
Titulli…
Kampionati është i gjatë. Ne kemi objektiv kryesor titullin, por nuk do të heqim dorë dhe nga Kupa.
Tirana ju mori vjet Kupën dhe Superkupën, ka ardhur momenti për ti thënë stop?
Edhe vjet duhet ti thoshim stop, por për disa gabime tona na mori dhe Kupën dhe Superkupën. Na vjen keq për Tiranën, por ne do e kalojmë. Ne e kemi objektiv kryesor titullin, por objektiv është dhe Kupa. Trajneri i ka si marrëveshje të dy trofetë. Në kampionat kemi diferencë pikësh me kryesuesit, por themi se kampionati është i gjatë e pikë ka shumë në lojë. Ne duhet të shohim ndeshjet tona dhe të mos gabojmë. Të fitojmë ndeshjet tona pastaj se të shohim se çfarë bëjnë kundërshtarët.
Kush nga lojtarët e Tiranës ju duket i vlefshëm për skuadrën tuaj?
Janë disa lojtarë të mirë. Ekipi i Tiranës është ekip i mirë, kanë luajtur shumë fort. Nuk na pëlqeu loja me nerva e lojtarëve të Tiranës, pasi lojtarët tanë u ruajtën, sepse kemi një ndeshje të fortë në fundjavë me Flamurtarin. Edhe trajneri ka ruajtur disa lojtarë. Kampionati është shumë i ngjeshur. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht Flamurtarin, që të arrijmë të fitojmë ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online