Turp! Tifozët e Dinamos dalin kundër ekipit, Artan Hoxha: Sot tregoi sa i vlen lëkura! Duan titullin kampion, por Rrogozhina është para tyre

Dinamo ka humbur ndaj Vllaznisë në shifrat 6-3. Kjo humbje me këtë sasi golash të pësuar tregon qartazi se kryeqytetasit nuk janë ende gati për të fituar kampionatin, pavarësisht pretendimeve të tyre për vendin e parë në bazë të merkatos së kryer.

Menjëherë pas humbjes së thellë ndaj Vllaznisë, tifozët e Dinamos i janë kthyer kundër ekipit duke “pushtuar” faqen zyrtare për ta quajtur si turp. Nga ana tjetër, gazetari i njohur Artan Hoxha që është ndjekës i hershëm dhe di jo pak rreth këtij klubi, shkruan se duhet të ndryshohen llogaritë e bëra dhe duhet t’i kushtohet vëmendje sigurimit të mbijetesës.

“Dinamo ka treguar sa i vlen lëkura sot. Deklaratat e klubit dhe trajnerit se janë pretendent për titullin kampion janë shumë të pabaza. Dinamo duhet të luajë fillimisht për të mos rënë nga Superiorja pasi Rogozhina është sot më lartë tyre me 8 pikë, pastaj të fillojë e të mësojë sesi duhet mbrojtur. Fakti që i ndodhi kaq shpejt disfata është një mundësi për të nxjerrë mësime”, shkruan Hoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online