“Turp botëror”, në Argjentinë të gjithë fajtorë

Superclasico duhej të ishte një reklamë për futbollin argjentinas dhe atë amerikano-jugor, por edhe frika ishte e madhe se dueli me i egër i kontinentit do të degjeneronte në dhunë.

Ashtu ndodhi, sepse tifozët e Riverit sulmuan autobusin e skuadrës së Bokas dhe kaosi shpërtheu si nëpër qytet, ashtu edhe në Monumental, ku tifozët u tërbuan nga shtyrja e takimit me 24 orë.

E pëfditshmja sportive Ole ka dalë në një faqe të parë të fortë sot, duke titulluar: “Turp botëror”.

Nën akuzë të gjithë, nga policia inekzistente e tek Conmebol, që këmbëngulte të luhej dhe. Tifozët nuk bëjnë përjashtim, sepse ashtu si pak vite më parë kur lojtarët e Riverit u sulmuan me gaz lotsjellës në Bombonera, edhe tani është regjistruar një faqe e zezë në historinë e futbollit argjentinas.

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *