Turku Batuhan Karadeniz mohon kalimin te korçarët

Disa ditë më parë doli në shtypin turk lajmi se sulmuesi Batuhan Karadeniz, me një të kaluar te Beshiktashi dhe Trabzonspori, do të kalonte Skënderbeu, madje edhe do të paguante vetë për të prishur kontratën me ekipin e kategorisë së dytë ku luante. Lajmi u hodh poshtë nga drejtuesit korçarë dhe tani është përgënjeshtruar edhe nga vetë sulmuesi.

“E kam marrë vesh nga rrjetet sociale lajmin për Skënderbeun, por nuk është i vërtetë, nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit shqiptar. Shumë shpejt do të bëj të ditur emrin e ekipit tim”, – tha Karadeniz për shtypin turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *