“Turi i tretë do ishte historik”, Xhaferi i vetëdijshëm për rivalin: Nuk është si Shiroki, kemi treguar se kthejmë rezultate

Vllaznia ka mbërritur në Qipro, atje ku do të përballen me AEL Limasolin në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Bashkë me skuadrën ka udhëtuar edhe sponsori Alban Xhaferi, i cili ka dhënë edhe një proncim për mediat. Xhaferi është i vetëdijshëm për nivelin e ekipit kundërshtar, prandaj do të mjaftohej edhe me një barazim në transfertë, për të shpresuar kualifikimin në Shkodër.

“Skuadra është e përgatitur, grupi është i plotë. Mendoj që do të jetë një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar absolutisht. Është një kundërshtar i fortë, me buxhet shumë herë më të madh se ne. Por ne ecim gjithmonë me idenë që të arrijmë një rezultat pozitiv, ose edhe një barazim do të ishte mëse i mirë, në mënyrë që të lehtësohet puna pastaj në Shkodër.

Vazhdimisht jemi optimist. Por duhet theksuar që nuk kemi të bëjmë më me një skuadër si ajo e kaluara, pavarësisht se ajo ishte e fortë. Tani kemi të bëjmë me një skuadër që ka pothuajse 3-fish buxhetin më të madh. Është një skuadër që ka përvojë të madhe në kualifikimet në Europë.

Kjo besoj është më mirë. Në orarin e parë të them të drejtën kishim edhe ne ato pengesat tona, sepse këtu bëhet fjalë për një klimë të lagësht dhe të nxehtë gjithashtu. Mendoj që është një orar më i përshtatshëm për ne, por si për ne si për ato në të njëjtat kushte do jemi. Prezenca e tifozëve të tyre do të jetë e lartë, është diku 75% e stadiumit që do të mbushet. Kjo do të jetë në vetvete motivuese për AEL-in, por ne duhet të tregojmë që jemi profesionistë dhe nuk duhet të ndikohemi nga kjo gjë.

Jam i kënaqur me barazimin, sepse kemi treguar që në fushën tonë jemi të fortë. Kemi treguar që kthejmë edhe rezultate siç ishte në ndeshjen e kaluar. Një rezultat ndryshe me një gol diferencë nuk duhet të na demotivojë. Përkundrazi duhet të motivohemi, por duhet ta kthejmë në Shkodër në mënyrë që të arrijmë kualifikimin. Dua ti falenderoj shumë ata që kanë bërë përpjekjen maksimale për të mbështetur skuadrën këtu. Nuk ka qenë e lehtë, sepse rregullat e UEFA-s nuk e lejojnë udhëtimin e tifozëve. Jemi munduar që ata dashamirës që kanë ardhur, ose më saktë kanë pasur mudësitë për të ardhur, ti përfshijmë te pjesë e skuadrës në mënyrë që atje të mbështesin sa më shumë dhe të ndihen që jemi gjithnjë pranë skuadrës. Të ndihen ngrohtë nga kjo gjë.

Të gjithë jemi të emocionuar dhe të entuziasmuar. Do kishte qenë fantastike për mua të kapnim fazën e tretë. Do të kishte qenë historike, sepse Vllaznia me sa kam informacion nuk e ka kaluar fazën e dytë asnjëherë. Gjithashtu do të kishte qenë shumë motivuese për të gjitha aspektet, jo vetëm në aspektin teknik por edhe në atë financiar”, ka deklaruar Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online