Topi i ndeshjes shkon në shtëpinë e Manajt, sulmuesi shqiptar pas hat trick-ut me Barçën: Do e firmos nga të gjithë lojtarët

Rei Manaj ishte kryefjala e ndeshjes hapëse të sezonit parapërgatitor të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar bëri një debutim ëndrrash me fanellën e ekipit A të katalanasve, teksa tundi rrjetën 3 herë gjatë takimit. Rregulli e do që pas shënimit të një hat-trick lojtari e merr topin e ndeshjes me vete, gjë për të cilën Manaj është vërtetë i lumtur dhe shprehet se do e marrë së bashku me firmat e të gjithë futbollistëve. 24-vjeçari më tek ka thënë se tani mendon vetëm të punojë te Barcelona, më pas do e mirëpres çdo vendim për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur, në pjesën e dytë kemi filluar mirë dhe e gjeta golin. Është një lojë për të qenë të sigurt dhe ne duhet të marrim ritmin për fillimin e sezonit.

Topi i marrë me vete? Është një kujtim dhe unë do ta nënshkruaj nga të gjithë lojtarët. Mendoj të punoj këtu dhe pastaj çfarë do të ndodhë do të ndodhë.

Unë jam i kënaqur me sezonin e kaluar, kemi pasur një vit të mirë dhe kemi qenë të pafat në “play off “. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Këto ndeshje shërbejnë për të ngritur ritmin. Do të jetë një vit shumë i gjatë”, ka thënë Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online