VIDEO/ Ishte mundësia që vjen vetëm një herë në jetë! Përpara syve të Koeman, Manaj shënon tripletë me Barcelonën A

Rei Manaj pati sot rastin e artë që të zbriste në fushë me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës veshur. Pavarësisht se në një takim miqësore, kjo ishte mundësia që vjen një herë në jetë dhe sulmuesi shqiptar e dinte mjaft mirë një gjë të tillë. Koeman e ka aktivizuar në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Gimnastic dhe lojtari 24-vjeçar i ka treguar menjëherë vlerat e tij.

Manaj vërtetoi se jo më kot ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës B sezonin e shkuar, teksa sot doli nga fusha e lojës me një tripletë të realizuar. I pari do të ishte një predhë e vërtetë në portën e Gimnastic, ndërsa i dyti do të shënohej në minutën e 86 të takimit. Por nuk do të ndalej me kaq, pasi në minutën e 90 tund përsëri rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo miqësore përfundoi me shifrat 4-0 në favor të Barcelonës dhe një kontribur i madh ka ardhur pikërisht nga Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online