Ashtu si pritej, gjithë ekipet e Superiores (edhe Kamza nesër nuk do gabojë) janë kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, çka konfirmon se turi i parë nuk ka asnjë vlerë, për sa kohë ka një surprizë në 5 vjet.
Edhe turi i dytë nuk është se ofron ndonjë ndeshje realisht të madhe, me përjashtim të një sfide historike, sepse Tirana do të përballet me Vllazninë, në një sfidë që i ka të gjitha brenda: rivalitetin historik, trofetë e traditën, synimet për trofeun dhe si për “piper”, përballja e fundit mes tyre ishte edhe e fundit e kampionatit të shkuar, që dekretoi rënien e Tiranës nga kategoria, për herë të parë në historinë e vet.
Në çiftet e tjera nuk ka ndonjë gjë të madhe për të veçuar, sepse realisht Skënderbeu, Partizani e Flamurtari janë dukshëm superiorë, ndërsa interesante do jetë vetëm Kamza-Teuta, gjithnjë nëse dy skuadrat e marrin seriozisht kupën.
TURI I DYTË
18.10.2017-01.11.2017
GRUPI A
Erzeni-Kukësi
Besëlidhja-Skënderbeu
Kamza/Iliria-Teuta
Tirana-Vllaznia
GRUPI B
Pogradeci-Partizani
Bylis-Luftëtari
Lushnja-Laçi
Turbina-Flamurtari