Ture gati për të mbyllur karrierën, preferon rikthimin në Angli

Olimpiakos dhe Jaja Ture kanë arritur të gjejnë zgjidhjen për “divorcin” mes tyre. Gjithçka është konfirmuar nga një deklarate  e klubit grek, e cila thotë : “Jaja Ture po largohet si një mik dhe dyert do jenë gjithmonë të hapura për të. Rrugët tona mund të bashkohen përsëri”.

Lojtari nga Bregu i fildishtë kërkon një  ambient të ri dhe rikthimi në Premier Ligë është një destinacion i preferuar i tij. Ai e njeh mire kampionatin Anglez pasi ka luajtur 230 ndeshje me fanellën e Mançester Sitit dhe ka shënuar 59 gola.  Ture,gjithashtu, ka luajtur për Barcelonën dhe për Monakon. Ai ka shënuar një numër të madh golash për Sitizens, si përshembull , golat në gjysmë-finale dhe finale të kupës FA në vitin 2011.

Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se ai është votuar si futbollisti afrikan i vitit 2011 , 2012 dhe 2013. Rikthimet janë gjithmonë të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për tu kthyer në një ndër kampionatet më të forta në botë. Pavarësisht moshës,dëshira e 35 vjeçarit  është e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *