Tuhel refuzon Bajernin, në bisedime me Arsenalin

Trajneri gjerman ka kohë që përflitet për një të ardhme në Bavari, por tashmë vjen lajmi se i ka thënë “jo” Bajernit

Tomas Tuhel nuk do të shkojë te Bajerni. Ish-trajneri i Borusias së Dortmundit ka kohë që përflitet si kandidati numër 1 për të pasuar Jup Hajnkes në stolin e klubit bavarez, por tashmë gazetari i SportBild, Kristian Falk, Tuhel ka refuzuar. Sipas gazetarit që ka publikuar lajmin, Tuhel ka preferuar të presë ndonjë ofertë nga jashtë Gjermanisë. Në Bundesligë Bajerni është dominues absolut dhe çdo trajner është nën presion të jashtëzakonshëm, për faktin se titulli kampion është shumë pak, nëse nuk vjen suksesi në Europë.

ANGLIA – Sapo ka dalë lajmi se Tuhel ka refuzuar Bajernin, ka nisur “furtuna” e lajmeve mbi të ardhmen e tij, me mediat që e kanë shfrenuar fantazinë. Sipas SportsBild, Tuhel e ka vendosur: do të shkojë në Premier Ligë këtë verë. Cili klub? Logjika çon vetëm tek Arsenali, sepse Arsen Venger është në fundin e një karriere të jashtëzakonshme në Londër, ndërsa Arsenali është klubi më i ngjashëm me Borusian e Dortmundit në Angli. “Topçinjtë” kërkojnë trajner të ri dhe ambicioz, Tuhel kërkon skuadër të re dhe “të uritur”, kombinimi është perfekt në teori. Megjithatë, nuk përjashtohet nga gara as Çelsi, që në verë do të ndërrojë trajner, sepse Antonio Konte me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *