Tragjedi në Kroaci, futbollisti vdes në fushë

Një tragjedi e re trondit botën e futbollit. Fatkeqësisht, në ndeshjen e sotme mes Marsonias e Slavonija Pozhegas futbollisti i Marsonias Bruno Boban është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për vëllain e Gabrijel Boban, mesfushor i cili aktivizohet tek Osijeku, në një skuadër me Eros Grezdën.

Vetëm 25 vjeç, Bruno Boban ka luajtur edhe në divizionin e parë kroat me NK Zagrebin, por para dy vitesh zbriti në divizionin e tretë për të luajtur rregullisht dhe te Slavonija gjeti ritmin e duhur, duke shpërthyer sidomos këtë sezon, sepse është shënuesi më i mirë i kampionatit, me 12 gola. Në shkurt Boban la Slavonijan për të kaluar te Marsonia dhe sot, pikërisht në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, ndodhi tragjedia.

Në minutën e shtatë të ndeshjes Boban mori një goditje me top në kraharor dhe u rrëzua përtokë, ndërsa thirrja urgjente e mjekëve nuk evitoi më të keqen (në ligat e ulëta kroate nuk është e detyrueshme të jenë të pranishëm mjekët e Urgjencës në stadium, ndryshe nga divizioni i parë). 45 minuta luftë me jetën, në stadium, ku nuk largohej askush, ndërsa njerëzit luteshin dhe shpresonin që futbollisti i pafat t’ia dilte mbanë, por nuk qe e shkruar. Atak kardiak, ndoshta për një çarje në mushkëri, shpjegojnë mjekët në Kroaci. Një lajm i tmerrshëm për familjen e futbollistit, që vetëm pak muaj më parë kishte humbur babain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online