Luftëtari nuk gjen qetësi. Me UEFA-n që ka bllokuar paratë e Europës, gjirokastritët nuk po arrijnë dot të bëjnë merkaton që duan. Sikurse dihet janë larguar lojtarë si duart Rroca e Vasil Shkurtaj, të dy të shitur te klubi i Kukësit. Problemi tjetër janë kushtet e stërvitjes.
Kushtet atmosferike kanë kushtëzuar bluzinjtë, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë dot në Greqi për fazë. Por trajneri Mezani nuk ka as mundësinë të punojë normalisht me lojtarë në qytetin e Gjirokastrës, që është pushtuar nga bora.
Puna me grupin në palestër, duke mos mundur dot t’i japë as ngarkesë lojtarëve, duket se e ka lodhur Gentian Mezanin. Sipas asaj që raporton Supersport, vlonjat po mendon dorëheqjen. Kushtet në të cilat po punon skuadra kanë vënë në dyshim të ardhmen e tij te Luftëtari. Mbetet për t’u parë se ccfarë do të ndodhë në vijim.