Trofeu “Bernabeu”, përballen dy më të mëdhenjtë e Europës

Zyrtare tashmë, në një komunikatë në faqen e klubit, Real Madrid ka informuar sportdashësit për zhvillimin e trofeut “Santiago Bernabeu”. Kundërshtari i spanjollëve do të jetë ekipi italian, Milan. Ky takim do të luhet më datë 11 gusht, në orën 19:00.

Reali dhe Milani janë klubet me më shumë trofe në Evropë, 20 në total. Pra, do të jetë një përballje e dy më të mëdhenjve të kontinentit.  Madrilenët kanë qenë dominues vitet e fundit, ku kanë fituar 3 vite radhazi “Ligën e Kampionëve”. Ndryshe situata në kampin kundërshtar, ku Milani nuk është prezent vitet e fundit të Evropë. Hera e fundit që italianët kanë fituar trofeun me “veshë të mëdhenj” ka qenë viti 2007.

Megjithatë, pritet një sfidë emocionuesve mes dy klubeve legjendare. Numri i të pranishmëve në stadium mendohet se do të jetë tepër i lartë, për nga vetë emri dhe historia që ekipet mbajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *