Totenhemi arriti një përmbysje gati gati të pamundur, teksa pavarësisht se po humbte me shifrat 2-0 pas përfundimit të 45 minutave të para, arriti të gjejë forcë në pjesën e dytë për t’u kualifikuar.
Pas ndeshjes, mbrojtësi Kiran Tripier zbulon se Herri Kejn ishte një ndër protagonistët e përmbysjes. Kapiteni i “Gjelave” është i dëmtuar aktualisht dhe e ndoqi sfidën nga tribuna, por në pushimim mes pjesëve, nxitoi për të zbritur në dhomat e zhveshjes.
Sipas asaj që rrëfen Tripier, Kejn ishte i tërbuar dhe u mundua të motivonte të gjithë lojtarët, duke i bërë të besonin se asgjë nuk kishte përfunduar dhe se kishte akoma lojë për të luajtur. Fjalët e kapitenit duket se kanë bërë efekt dhe Totenhemi tashmë do të luajë në finale ndaj Liverpulit.