“Tregoi mungesë respekti”! Trajneri i Serbisë foli si në kafene, Thiago Silva “i mbyll gojën”: Herën tjetër flit ndryshe, nuk gjuajtët njëherë në portë

Sa herë flitet për Brazilin dhe Argjentinën, gjithmonë është ideja se këto Kombëtare nuk kanë asnjë mbrojtës, por të gjithë lojtarët që ndodhen në sulm. Kështu edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, e harroi profesionalizmin për një moment duke u folur si të ishte në kafene. Teksa u njoftua nga gazetarët para ndeshjes se Brazili do të luante me katër sulmues, Stojkovic po qeshte: “A dëshiron ndonjë nga ata lojtarë që të jetë në mbrojtje?”.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Brazilit, më veçanërisht mbrojtësave të tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe Thiago Silva në konferencën pas ndeshjes duke kujtuar se Serbia nuk goditi njëherë në portë, si rrallëherë në ndeshjet e këtij Botërori që po ofron befasi.

“Ne e pamë deklaratën e trajnerit të tyre. Ai tregoi mungesë respekti. Nëse do të kishte analizuar më mirë ekipin tonë, do të kishte parë se ne rrallë pësojmë gola, pavarësisht formacionit si luajmë. Jetojmë në një kohë të tillë që gjithçka ju vjen shpejt, sidomos në rrjetet sociale. Nuk patën mundësi as të na godasin në këtë ndeshje, le të na analizojnë më mirë herën tjetër dhe le të flasin me më shumë respekt”, tha Silva. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online