“Pret gjithmonë Botërorin për t’u larguar nga ekipi”, Sulozeqi flet për Ronaldon: Kështu ndodhi edhe me Realin, kap skenën ndërkombëtare të medias

Kristiano Ronaldo është fjalë e parë në mediat ndërkombëtare për shkak të situatës së tij te Manchester United. Portugezi është larguar nga djajtë e kuq, teksa tani ka nisur marshimin për të fituar Botërorin në Katar. I ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “Ora News” ishte edhe gazetari Skerdilaid Sulozeqi që tregon një fakt interesant mbi Ronaldon.

“Është drejt fundit të karrierës dhe himni e bën më emocional. Mendoj se ka dy tre sezone të tjera me këtë formë. Kristiano Ronaldo, katër vite më parë u largua në Botëror nga Real Madridi dhe iku te Juventusi, e firmosi kontratën në 10 korrik.

Si duket ka ruajtur Botërorin prapë katër vite më vonë, për t’u larguar nga Manchester United dhe për të kapur skenën ndërkombëtare të medias në lidhje me imazhin e tij”, tha Sulozeqi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online