Kristof Piatek është lojtari i momentit në Serie A. Sulmuesi polak i Xhenoas ka shënuar 13 gola deri më tani (nëntë në kampionat dhe katër në Kupën e Italisë). Një gjë e tillë ka rritur interesin e klubeve të ndryshme për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili shënoi dhe në përballjen e kombëtares së tij kundër Portugalisë në mbrëmjen e kaluar.
Enriko Preciozi, presidenti i Xhenoas, dëshiron ta mbajë lojtarin deri në fund të sezonit të Xhenoa, por nuk e përjashton mundësinë që ta shesë në janar për ta mbajtur huazim deri në verë. Shumë klube interesohen për Piatek, duke filluar nga Juventus.
Në garë është futur dhe Bajerni i Mynihut, ndërsa në dyert e Xhenoas ka “trokitur” dhe Napoli. Trajneri Karlo Ançeloti është interesuar personalisht për sulmuesin polak, me Napolin që është gati të paguajë 40 milionë euro për golashënuesin më të mirë të Serie A për momentin, citon “Gazzetta dello Sport”.