Partizani barazoi në Korçë, duke e mbyllur i dyti këtë kampionat, por nuk ishte ndonjë arritje për t’u festuar.
Jo vetëm kaq, sepse pati edhe tension, me mesfushorin Lorenc Trashi që u grind me stafin drejtues.
Në momentin e zëvendësimit, në minutën e 60-të, Lorenc Trashi ka reaguar ashpër dhe ka replikuar fuqishëm me trajnerin Klevis Dalipi, i cili zëvendësonte Sulejman Starovën në këtë ndeshje. Futbollistit të kuq nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i tij për ta zëvendësuar dhe për shumë minuta ka qenë nervoz në stolin e kuq.
Një çështje më vete kjo për skuadrën e kuqe, pasi Trashi ka replikuar edhe në ndeshje të tjera të kampionatit, kur është zëvendësuar nga trajneri Strarova .