Braziliani Neto ndihmoi ekipin e Valencias të arrinte fitoren e parë në këtë sezon në La Ligia, duke pritur penalltinë e Uillian Hoze. Valencia triumfoi përballë Real Sociedad në transfertë me golin e Gameiros, ndërsa portieri priti penalltinë, duke mbajtur portën të paprekur.
Kjo është penalltia e tretë, që Neto pret gjatë aktivizimit me Valencian. Sezonin e kaluar ka arritur të ndalë gjuajtjet nga pika e penalltisë të Serxho Leon (Betis) dhe Aduriz (Atletik Bibao), ndërsa dje ishte radha e Uillian Hoze të ndalej përpara 29-vjeçarit brazilian.
Neto kishte pritur vetëm një penallti gjatë karrierës së tij, zhvilluar mes Brazilit dhe Italisë. Atletiko Paranaense, Fiorentina dhe Juventus. Në 18 penallti, Neto kishte pritur vetëm goditjen e Adem Ljajiç të Romës, ndërsa te Valencia ai ka arritur të presë 3 penallti nga tetë në total.
Neto vihet kështu në ndjekje të një tjetër braziliani, Diego Alvesh, i cili ka pritur 12-të penallti me Valencian gjatë viteve 2011-2017.