Luftëtari i Mezanit është shumë më ndryshe se ai i Kostiç, diçka që nuk e thonë vetëm rezultatet, por dhe loja e zhvilluar nga bluzinjtë. Dora e teknikut vlonjate duket në radhët e gjirokastriteve, të cilët edhe pse janë mundur nga dy skuadrat që udhëheqin klasifikimin në Superiore kanë prodhuar futboll.
Ndeshja e radhës për Luftëtarin është takimi me Kastriotin. Krutanët të vetmen fitore që kanë marrë këtë edicion e kanë regjistruar në Gjirokastër, në javën e parë të kampionati. Transferta deri më tani kanë qenë molla e ndaluar për Luftëtarin që nuk ka mundur që të marrë qoftë dhe një barazim.
Në Fushë-Krujë do të kërkohet jo vetëm një “hakmarrje”, por dhe të thyhet “mallkimi” i transfertave. Tani, skuadra e njeh mirë filozofinë e Mezanit dhe mund të jetë momenti i duhet për të bërë kthesën e shumëpritur.