Transferimi i ndeshjeve të La Liga-s në Amerikë merr goditjen e madhe

0

Në fillim të sezonit, La Liga spanjolle po planifikonte të zhvillonte ndeshje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një projekt i kundërshtuar nga tifozët, i cili u përball edhe me refuzimin e klubeve. Projekti mori një goditje të madhe, pasi edhe Barcelona u tërhoq nga zhvillimi i ndeshjes me Gironën në Majemi.

Vendimi u morr nga bordi drejtues i klubit katalan, pas mbledhjes së zhvilluar. Takimi ishte planifikuar të luhej më 26 janar në stadiumin e skuadrës së futbollit amerikan, Majemi Dolfins dhe ishte pjesë e marrëveshjes 15-vjeçare të firmosur me kompaninë “Relevant Sports”, për të promovuar sportin dhe kampionatin spanjoll në Amerikën e Veriut.

“Bordi drejtuesi i Barcelonës vendosi që të mos miratojë zhvillimin e ndeshjes me Gironën në Majemi, pasi propozimi nuk gjeti konsensus”, thuhej në deklaratën e klubit “blaugrana”. “Barcelona ka dëshirë dhe është e gatshme që të luajë në Majemi një ndeshje të La Liga-s, por duke patur parasysh që të gjitha palët e përfshira nuk kanë arritur marrëveshje, besojmë se ky projekt nuk mund të realizohet”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.