Çudia nga Italia, arbitri denoncon personat që e ofenduan

0

Nuk kanë fund polemikat për përdorimin apo jo të sistemit VAR në Serinë A italiane. Kjo pas episodeve të diskutueshme me arbitrin në ndeshjen Roma-Inter, luajtur më 2 dhjetorin që kaloi, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit.

Gjyqtari i ndeshjes, Xhanluka Roki, i cili drejton në arenën ndërkombëtare prej vitit 2008, ka vendosur që të denoncojë të gjithë personat, të cilët sipas e kanë tepruar me etiketimet menjëherë pas ndeshjes dhe e kanë ofenduar me fjalë të cilësuara ofensive. Vendimi është marrë pas ballafaqimit me krerët e arbitrimit në Itali.

Denoncimi i arbitrit Roki do të bëhet në Prokurorinë e Bolonjës, nëpërmjet avokatit të tij, Gabriele Bordoni. Përfaqësuesi ligjor i gjyqtarit të njohur tha: “Mendoj se ky është një veprim i drejtë. Duhet të dallojmë ndryshimin e kritikave, ndoshta edhe paksa të tepruara për një ndeshje futbolli, me agresionin verbal”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.