Super Milan”, edhe dy goditje thuajse gati!

 

Milani nuk po ndalon… Qershori sapo ka nisur, por deri tani janë prezantuar Musakio, Kesi dhe thuajse Rodrigez, që ka mbërritur dje në mbrëmje në Malpensa…Por, plani i Fasones dhe Mirabelit parashikon edhe të paktën katër goditje të tjera. Në fakt, të radhës do të jenë Lukas Bilia dhe Andrea Konti. Sipas “Sky”, mesfushori argjentinas do të firmosë pas 12-13 qershorit, kur të kthehet nga grumbullimi me Argjentinën. Gati kontrata për tre vjet me 3,5 mln euro në sezon, ndërsa për Lotiton thuajse 22 mln euro (20 dhe 2 bonuse). Sakaq, të enjten pritet takimi me Atalantën për Andrea Kontin dhe sipas “Sportitalia” dhe ekspertit Alfredo Pedula, kuqezinjtë janë gati të mbyllin për 20-21 mln euro. Atalanta do të dorëzohet përpara kësaj oferte, që mund të “amortizohet” me përfshirjen e ndonjë kartoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online