Trajneri te Atalanta dhe krahu i djathtë i Gasperinit kritikon: E çuditshme! 100 kamera në fushë, nuk kam parë akoma faullin e Berat Gjimshitit

Atalanta ka barazuar në shifrat 4-4 ndaj Torinos në ditën e djeshme. Nga minuta e parë do ta niste këtë takim Berat Gjimshiti, ndërsa Etrit Berisha gjendej i ulur në stol. Por ndeshja e mbrojtësit shqiptar ka lënë shije të keqe teksa do të largohej nga fusha menjëherë pas nisjes të së dytës. Gjimshiti është parë si fajtor në golin e parë të pësuar nga Atalanta, atje ku u pretendua edhe për faull pas rënies së tij në tokë.

Për këtë arsye, trajneri te Atalanta, Tullio Gritti, i cili është ndihmësi kryesor i Gasperinit, ka kritikuar mediat që nuk kanë publikuar dhe zbardhur ende rastin në fjalë. “Goli i parë që pësuam mund të jetë faull ndaj Gjimshitit. Nuk arrita të shikoja ndonjë foto të qartë nga ky episod, mua më duket e çuditshme pasi në fushë janë 100 kamera dhe nuk ka dalë asgjë. Më falni, por do ta kishim përmbysur rezultatin pas kësaj”, tha Gritti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online