“Është i papërmbajtshëm, vendosni lehtë bast për të”! Ndihmësi i Rejës u del në garant në Itali për Brojën: Ka të ardhme të madhe

Napoli ka dalë në skenë si ekipi tjetër që ka shfaqur shumë interesim për Armando Brojën. Mbetet ende të shihet sesi do të vazhdojë situata në merkaton e verës, teksa sulmuesi shqiptar mund të ketë një shans prove me Chelsea-n e Tuchel. Ndërkohë për të njohur më tepër lojtarin e Kombëtares, mediat italiane kanë pyetur ndihmësin e Rejës te Shqipëria, Porini.

“Ky është një sulmues me perspektivë të madhe, dhurata e tij kryesore? Me siguri është shpejtësia. Ai di të kontrolloj topin në këmbë dhe më pas di të përparojë, di të driblojë mbrojtësin direkt me efikasitet të madh. Në hapësirat e hapura ai bëhet pothuajse i papërmbajtshëm. Ka nevojë për hapësirë për të shprehur sa më mirë cilësitë e tij të mëdha, konfirmoj se është një perspektivë shumë interesante.

Ka shumë skuadra që janë të interesuara për të dhe nuk mund të jetë rastësi. Me ne (i referohet kombëtares shqiptare) ka bërë dy ndeshje të shkëlqyera, ka shënuar kundër Hungarisë. Shkurt, e ka të ardhmen në krah. Napoli mund të vendos bast për të, do të ishte mirë ta bënin këtë”, tha Porini që i këshillon ekipit italian të lëvizi sa më shpejt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online