Trajneri Reja pas fitores ndaj Islandës: Nuk duhet përsëritur ajo nisja te pjesa e dytë!

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike ndaj Islandës në “Elbasan Arena” duke fituar në shifrat 4-2. Një triumf që ishte i detyrueshëm për djemtë e Rejës, për të vazhduar shpresimin për kualifikimin në Europian.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, është shprehur për “Supersport” i lumtur me fitoren e arritur, ndërsa i vetmi peng me Islandën mbetet ajo humbje e parë me rezultatin 1-0.

“Më bëhet qefi që kemi arritur të fitojmë ndeshjen, por kem qenë të përgjumur duke i dhënë golin e parë Islandës. Prisja që pjesën e dytë islandezët të na dominonin, por ndodhi e kundërta. U surprizova dhe rezultati më kënaq shumë. Gjasula është një digë para mbrojtjes. Ka edhe teknikë si Memushaj dhe Bare. Lojtarët më kanë gëzuar. Gjithashtu nuk meritonim të humbisnim ndeshjen e parë me Islandën.

Kjo fitore na ndihmon shumë, por më duhet ta përsëris që ajo që ndodhi me fillimin e pjesës së dytë, nuk duhet të ndodhë. Kjo ndeshje nuk ndikon shumë në të ardhmen time, unë edhe mund të kthehem në shtëpi tani. Por dua të rris nivelin e lojtarëve dhe po kthehet entuziazmi. Sot nuk kemi bërë asgjë, tani duhet të kërkojmë maksimumin ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Gjimshiti ka qenë i dëmtuar dhe kishte kërkuar ndërrim, por nuk e kishim kuptuar menjëherë. Memushaj dhe Bare nuk e dija nëse do të përballonin 90 minuta. Jam i lumtur pasi po shoh shpirtin e skuadrës”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online