Keidi Bare ka një mesazh: Shumë njerëz nuk besuan te ne, Shqipërinë e kthejmë atje ku i takon

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike ndaj Islandës në “Elbasan Arena” duke fituar në shifrat 4-2. Një triumf që ishte i detyrueshëm për djemtë e Rejës, për të vazhduar shpresimin për kualifikimin në Europian.

Mesazh të madh ka dhënë edhe mesfushori i Malagas, Keidi Bare, që ka qenë një nga më të mirët në fushë. Ai është shprehur për “Supersport” se Shqipëria do të rikthehet atje ku i takon, për t’u kualifikuar sërish në Europian.

“Me Memushajn ndihem shumë mirë, më ka ndihmuar brenda dhe jashtë fushës. Kemi punuar shumë për të mbërritur deri këtu. Unë mendoj se Shqipëria do të kthehet atje ku ka qenë, për të kualifikuar sërish në Europian, pse jo edhe më lartë. E folëm në stërvitje se duhej të futeshim pa frikë. Kombëtarja do të kthehet atje ku e ka vendin, pavarësisht se shumë njerëz nuk besonin te kjo Kombëtare. Asnjëri të mos dyshoj te këta djemë”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online