Trajneri Reja e përfshiu te 5 mbrojtësit më të mirë në Europë, në Itali bëjnë sondazh mes Gjimshitit dhe Kielinit

0

Në ditën e nesërme Juventusi do të përballet kundër Atalantës në finalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë do të provojnë shanset e tyre për t’u mos turpëruar tërësisht në këtë sezon. Pas humbjes së kampionatit, ekipi i Pirlos është duke rrezikuar seriozisht edhe vendin që e dërgon në Champions League.

Por nga ana tjetër Juventusi nuk kërkon që të dalë pa trofe. Përpara kësaj përballje, faqja zyrtare “Lega Serie A” ka bërë një sondazh duke e lënë në dorën e lexuesëve që të vendosin për më të mirin. Kush është i pakalueshëm në duelet ajrore, Gjimshiti apo Kielini?

Mbrojtësi shqiptar është transformuar tërësisht nën drejtimin e Gasperinit, ndërsa trajneri Reja e përfshiu në 5 mbrojtësit më të mirë në Europë. Vetë vlerësimet e ardhur nga mediat italiane e tregojnë saktësisht nivelin ku ka mbërritur lojtari kuqezi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.